Tezet dhe hallat luajnë një rol të veçantë në jetën e fëmijës

Familjet moderne sot tentojnë të marrin konfigurime më komplekse. Kjo është arsyeja pse hallat dhe tezet kanë filluar padyshim të luajnë një rol thelbësor në edukimin e fëmijëve. Ata nuk janë vetëm personat më të afërt, por të qenit një teze/hallë është një mënyrë jetese, transmeton KlanKosova.

Është emocion i veçantë! Disa “halla e teze” shërbejnë si nënë e dytë, mikesha më e mirë apo mësuesja e preferuar. Ato u japin një dashuri të jashtëzakonshme nipave dhe mbesave të tyre.

Prindërit mësojnë dhe këshillojnë fëmijët e tyre, gjyshërit i llastojnë ata, ndërsa hallat e tezet ua japin të gjitha këto nipave dhe mbesave të tyre.

Një fëmijë është gjithmonë i lumtur me një hallë e teze të dashur dhe të përzemërt që mund të ndikojë pozitivisht në jetën e fëmijës.

Unë jam bërë teze dhjetë vite para se të bëhesha nënë. Gjatë kësaj kohe pata mundësinë të shijoja dy nipat e mi, të kujdesesha për ta, t’i dua dhe t’u mësoja gjëra të rëndësishme për jetën dhe dashurinë. Dhe sigurisht që t’i llastoja.

Jam e sigurtë se do t’i kujtojmë gjithmonë momentet e çmuara që kemi kaluar bashkë.

Unë i kam shikuar ata të rriten dhe të bëhen njerëz kaq të bukur. Ata janë gjithnjë në mendjen time dhe në zemrën time dhe derisa u bëra prind vetë e kuptova se sa shumë më kishte ndikuar kjo eksperiencë. Sa shumë kam mësuar se si të kujdesem me fëmijët.

Kjo është arsyeja pse unë e konsideroj të qenit një hallë dhe teze një përvojë fantastike.

Ja nëntë arsyet që e bëjnë rolin e tezllëkut në jetën e nipërve dhe nipërve aq të veçantë dhe të rëndësishëm:

  1. Të japin një pamje të ndryshme mbi jetën!

Ato mund ta shprehnin një mendim i cili është ndryshe nga opinioni i prindërve. Ato mund t’u japin dorën ndihmëse nipave dhe mbesave të tyre, si nga mësimi i shkronjave dhe numrave, ashtu edhe për t’i këshilluar ata për një situatë të vështirë.

  1. Asnjëherë nuk ua harrojnë ditëlindjet!

Hallat dhe tezet janë gjithmonë atje për të festuar ditëlindjen ose diplomimin e nipave dhe mbesave të tyre. Ato nuk do t’i humbasin ngjarjet e jetës tuaj pavarësisht gjithçkaje.

Mbi të gjitha, ato zakonisht do të blejnë dhurata emocionuese dhe të dobishme për nipat dhe mbesat e tyre, sepse t’i llastosh ata është kënaqësi më vete!

  1. Ato nuk do të humbasin asnjë shans për të qëndruar me fëmijët

Ndonjëherë hallat dhe tezet janë kaq me fat që të argëtohen me gjëra të përbashkëta me mbesat e tyre ose nipërit. Ato mund t’i çojnë në vende dhe ngjarje të ndryshme si muze, koncerte dhe festivale kur ata janë më të mëdhenj.

Dhe ato janë gjithmonë të gatshme për një lojë zbavitëse me fëmijët në oborrin e shtëpisë.

  1. Janë gjithmonë gati për të dhënë dashuri dhe dhembshuri

Tezet dhe hallat japin dashuri, shumë përqafime dhe përkujdesje. Ledhatimet me mbesat dhe nipërit e tyre janë një emocion fantastik që e bën lidhjen midis nipërve, mbesave, hallave dhe tezeve shumë më të fortë.

  1. Do të dëgjojnë problemet që fëmijët nuk mund t’i ndajnë me prindërit e tyre

Kur mbesa apo nipi i tyre ka nevojë për këshilla dhe udhëzime, tezet dhe hallat janë gjithmonë të gatshme për të ndihmuar, shkruan femina. Sidomos kur është fjala për një problem që fëmijët nuk do ta ndajnë me prindërit e tyre.

Tezet janë të gatshme për të dëgjuar fëmijët dhe adoleshentët. Ato janë të lidhura me mbesat dhe nipat e tyre dhe do të duan të ndihmojnë, gjithmonë nëse munden. Dhe pjesa më e mirë është se ata dinë ta mbajnë një sekret.

  1. Ato përcjellin vlera

Tezet dhe hallat mund të veprojnë si prind me raste. Ato do t’u mësojnë fëmijëve vlerat dhe t’u tregojnë se çfarë është e drejtë apo e gabuar.

Është një nga rolet më të rëndësishme që luajnë. Duke parë që fëmijët rriten dhe ndryshojnë dhe duke ditur se ato ishin atje për t’i mbështetur, është ndjesi fantastike.

  1. Ato “vdesin” të kujdesen për fëmijët

Tezet dhe hallat duan të kalojnë kohë me mbesat dhe nipërit e tyre dhe me kënaqësi do të kujdesen për to, kur prindërit të jenë të zënë. Dhe më e mira nga të gjitha është se ato dinë si të argëtohen dhe të luajnë!

  1. Ato janë të mira edhe kur fëmijët e kanë gabim

Tezet dhe hallat zakonisht janë më të mira, më të qeta dhe shumë më delikate kur fëmijëve u duhet të korrigjojnë sjelljen e keqe. Ato rrallëherë do të bërtasin ose debatojnë.

Ato zakonisht dëgjojnë, flasin dhe shpjegojnë se çfarë është e gabuar dhe si duhet vepruar në mënyrën e duhur.

  1. Tezat më të lumtura janë ato me shumë nipër dhe mbesa

Kur një mbesë apo nip i ri lind, hallat dhe tezet ndihen edhe më speciale. Pa marrë parasysh se sa shumë kanë, gjithmonë për to është ndjesi e bukur që të kenë më shumë fëmijë për të luajtur, për të mësuar dhe për t’i dashur.

Lidhja mes një tezeje/halle dhe nipërve të saj gjithmonë do të qëndrojë e fortë nëse kalojnë kohë të çmuar së bashku.

Ato luajnë një rol kaq të rëndësishëm në jetën e tyre dhe tani është e qartë pse! Ato e bëjnë jetën tonë më të lumtur, më komike dhe gjithmonë janë aty për ne!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button