Site icon PORTALB

Vrasje e tmerrshme në Kumanovë (FOTO)

Persona të panjohur kanë zbritur nga makina dhe me breshër plumbash kanë qëlluar viktimën në qafë, kraharor dhe stomak

Persona të panjohur kanë zbritur nga makina dhe me breshër plumbash kanë qëlluar viktimën në qafë, kraharor dhe stomak

Pasditën e sotme rreth orës 16.38 minuta, para ndihmës së shpejtë tek spitali i qytetit në Kumanovë, ka ndodhur një vrasje që ka indinjuar kumanovarët.

Në të vërtetë , persona të panjohur kanë zbritur nga makina dhe me breshër plumbash kanë qëlluar viktimën në qafë, kraharor dhe stomak .

Bëhet fjalë për një mashkull të moshës 30 vjeç nga fshati Opajë i Komunës së Likovës. Pas këtij akti , sipas dëshmitarëve okular, vetura me shpejtësi ka braktisur vendin e ngjarjes, kurse viktima menjëherë është dërguar në spital ku mjekët kanë arritur vetëm të konstatojnë vdekjen e tij. 

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë arritur organet policore dhe hetimore, për të kryer hetimet rreth zbardhjes së rastit dhe kapjes së dorasit apo dorasve. /Portalb

Exit mobile version