Me përgjithësime dhe spinime VMRO-DPMNE e njollos çdo punë të PSP-së

VMRO-DPMNE, e cila është më e rrezikuara nga puna e Prokurorisë Speciale, me shtrembërimin e të vërtetës se PSP i ka shërbyer Zaev vetëm për shantazh, dhe gjatë kësaj janë shpenzuar 12 milion euro para publike, hedh baltë mbi të gjithë lëndët që i hapi dhe i udhëheq (udhëhoqi) PSP për 4 vite. Partia e bën këtë duke përdorur rastin “Zhvatja” dhe përmes këtij rasti mundohet të rrënojë gjithçka çka ka punuara PSP që nga themelimi i saj. Porosia të cilën mundohet ta transmetojnë deri te opinioni është se partia e tyre dhe personat e rrezikuara nga akuzat dhe hetimet janë plotësisht të pastër dhe janë viktimë e përndjekjes dhe zhvatjes politike, shkruan Vërtetëmatësi.

Partia kryesore opozitare dha komunikatën e cila sipas vlerësimit tonë ka të vërteta të shtrembëruara, gjegjësisht spinime:

Spin: PSP 4 vite vjedh 12 milion para të qytetarëve të cilët i shpenzuan për paga dhe honorare për prokurorë zhvatës dhe familjarë të tyte të punësuar si personel administrativ. 

PSP ka shpenzuar paratë e qytetarëve, ndërsa ka punuar për Zoran Zaevin. Zaev njofton hetime, ndërsa PSP menjëherë fillon hetim të montuar. 

Prokurorëve të PSP ju mundësuan të gjithë kushtet dhe komoditeti për punë, të njëjtët keqpërdorën gjithçka dhe u bën mjet për zhvatje…

… Shumë para të dhëna nga qytetarët, por pa efekt. PSP ka qenë vetëm vegël në duart e Zoran Zaev për realizimin e gjuetisë së tij dhe krimit. Do të ketë përgjegjësi për punën e plotë të paligjshme. 

[BURIMI: VMRO-DPMNE/ueb-faqja – Komunikatë – data: 20.09.2019]

Kundërspin: Partia e cila është më e prekur nga puna e Prokurorisë Speciale me shtrembërimin e të vërtetës se PSP i ka shërbyer vetëm Zaev edhe atë vetëm për zhvatje, dhe gjatë kësaj periudhe janë shpenzuar 12 milion euro para publike, hedh baltë mbi të gjithë lëndët të cilat i ka hapur PSP për 4 vite. Porosia të cilët tentojnë ta transmetojnë deri te opinioni është se partia e tyre dhe personat e prekur nga akuzat dhe hetimet janë plotësisht të pastër dhe janë viktimë e presekutimit dhe zhvatjes politike. Por, e vërteta është pak më ndryshe.

Në komunikatën/qëndrimin e VMRO-DPMNE-së bëhet përgjithësi, manipulohet me shkrime mediatike të cilat tregojnë se sa kanë qenë pagat e prokurores së deritanishme speciale Katica Janeva dhe prokurorëve të tjerë (për shembull, u përmend edhe emri i Gavrill Bubevski-t dhe shumë të tjerë).  potencohet punësime joekzistuese në PSP dhe në fund përfundohet se “janë dhënë shumë para të qytetarëve, ndërsa nuk ka pasur efekt”. 

EFEKTET DO TË SHIHEN NË VAZHDIMËSI

Efektet tani për tani nuk janë shumë të dukshme, përveç nëse merren parasysh se në rastin “Tenk”, i dënuari Nikolla Gruevski, ish kryetari dhe tani kryetari i nderit të VMRO-DPMNE-së është në arrati që të mos vuaj dënimin, dhe kemi edhe akuzë të shkallës së parë për Dragan Pavlloviq – Llatasa në rastin “Lëndina”. Por edhe të mos harrohet fakti se sipas raporteve të PSP, në veçanti tre të fundit, në lëndët të cilat i prezantuan prokurorët e kësaj prokurorie janë gjykuar mbi 10 persona prej të cilëve gjykata e apelit mbështeti gjykimin për pesë persona (deri me 15 mars të vitit 2019).

Përveç këtyre rasteve/proceset e lartpërmendura pas akuzave të PSP, në gjykatë ka akoma 20 të tjerë, përfshirë edhe Talir 1 dhe Talir 2, raste që drejtpërdrejtë janë të lidhur me larjen e parave nga ana e ish dhe një pjese ekzistuese të majës së VMRO-DPMNE-së dhe ndërtimin e paligjshëm të selisë së kësaj partie, të ashtuquajtur edhe si Pallti i Bardhë, me ç’rast edhe prona e partisë akoma është e ngrirë.

Ashtu që, spini themelor, shtrembërimi i të vërtetës nga ana e VMRO-DPMNE-së, ndërlidhet me faktin që efekti, gjegjësisht vlerësim të objektivitetit të akuzave do ketë kur do të përfundojë procedura gjithëpërfshirëse gjyqësore. Po ashtu, efekti do të shihet edhe në këndvështrim të dhjetëra hetimeve të përfunduara dhe të dhjetëra procedurave parahetimore. Me transferimin e kompetencave të PSP në Prokurorinë Publike të shtetit, vetëm kjo prokurori është kompetente të thotë nëse dhe cilat procedura parahetimore dhe hetimore do të vazhdojnë në nivel të akuzave, përderisa në lëndët ekzistuese tashmë është vazhduar me punë me emërimin e një pjese të prokurorëve të mëparshëm të PSP që të vazhdojnë të paraqesin akuzat para gjykatave.

Marr përgjithësisht, efekti i punës katërvjeçare të PSP nuk është dhe nuk mund të jetë i vogël dhe i papërfillshëm. Në veçanti nuk mund të bëhet fjalë për “asnjë efekt”, siç mund të vlerësojnë nga VMRO-DPMNE, që të mund të mbështetin këtë spin, shërbehen edhe me një, edhe atë rritja e mjeteve të përgjithshme të shpenzuara financiare, gjë që nuk ka ndodhur për herë të parë.

ËSHTË E PAMUNDUR TË ISHIN SHPENZUAR 12 MILION EURO SEPSE ASNJËHERË NUK KA PASUR AQ!

VMRO-DPMNE pretendon se PSP për 4 vite ka shpenzuar 12 milion euro, gjë që nuk i përgjigjet të vërtetës. Në një tekst tjetër në prill, kur lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski doli me pretendimet se PSP ka shpenzuar 15 milion euro para të qytetarëve, “Vërtetmatësi” ka vlerësuar deklaratën si të pavërtetë, duke nxjerr argumente se me përfundimin e vitit 2018 PSP ka shpenzuar dyfish më pak për periudhën 2015-2015, gjegjësisht rreth 8 milion euro.

Përsëri janë bërë ekzagjerime të shpenzimeve. Më saktë për vitin 2019, PSP ka pasur shpenzim para të miratuar nga buxheti shtetëror rreth 228,6 milion denarë, gjegjësisht rreth 3,7 milion euro. Sipas raportit të fundit të publikuar për punën gjithëpërfshirëse dhe financiare të PSP-së, në periudhën prej fillimit të vitit 2019, nga 15 marsi i vitit 2019, janë shpenzuar rreth 37 milion denarë ose 604 mijë euro. Mbetet e panjohur se sa është shpenzuar prej 15 marsit deri me 15 shtator të këtij viti, sepse ai raport akoma nuk është publikuar dhe nuk është dorëzuar në Kuvend. Por, edhe sikur të supozonim se kanë shpenzuar gjithë atë shumë për gjithë vitin 2019, gjë që deri më tani asnjëherë nuk ka ndodhur në punën e kësaj prokurorie, përsëri bëhet fjalë për më pak se 12 milion euro. Po ashtu, është fakt se në këto katër vite të ekzistimit të PSP-së askush nuk e ka vënë në pyetje, as nuk e ka problematizuar mënyrën e shpenzimit të mjeteve që janë ndarë kësaj prokurorie.

Duke pasur parasysh argumentet e shtruara më larët, vlerësojmë se pretendimet e VMRO-DPMNE-së të thëna në komunikatë me pretendime me të cilat shtrembërohet e vërteta, gjegjësisht spinohet. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button