Site icon PORTALB

Bashkëshorti i ish ministres Jankulloska, kërkoi shkarkimin e gjykatëses Kacarska

Gordana Jankulloska

Gordana Jankulloska

Avokati Vllatko Ilievski, burri i ish-ministres së Brendshme, Gordana Jankulloska e dënuar për rastin “Tanku”, sot në seancë të Këshillit Gjyqësor, ka kërkuar shkarkimin e gjykatëses, Dobrilla Kacarska për tri arsye, transmeton Portalb.mk.

Ilievski ka deklaruar se, “kur Jankulloska ka qenë shtatzëne, Kacarska me deklarata të ashpra është kërcënuar se me forcë do ta sjellë në gjykim”.

Nga ana tjetër, Kacarska e cila në Këshillin Gjyqësor erdhi me dy avokatët, Vullnet Paçuku dhe Fani Mihajlovska, deklaroi se, ” nuk ka njollë gjatë karrierës së saj 33-vjeçare dhe as në jetën private”.

Kacarska ka deklaruar se, asnjë e drejtë e të akuzuarës nuk është shkurtuar.

Exit mobile version