Zoki Kiçeeci doli nga Shutka, do të jetë në arrest shtëpiak

Të dyshuarit të dytë në rastin “Reket”, Zoran Milevskit të njohur me nofkën Zoki Kiçeec iu është shfuqizuar masa e paraburgimit, dhe të njëjtit i është caktuar masë e arrestit shtëpiak, transmeton Portalb.mk.

Kjo vjen pasi që Gjykata Penal mori mendim pozitiv nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe Korrupsionit, dhe pranoi kërkesën e avokatëve të Kiçeecit për shfuqizim të paraburgimit në Burgun e Shuto Orizares dhe caktim të masës së arrestit shtëpiak, njoftuan nga Gjykata Penale – Shkup.

Përndryshe, në rastin “Reket”, të dyshuar janë ish kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec. Ata dyshohen se, kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës, duke marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button