Site icon PORTALB

Prokuroria e RMV-së ka ngritur akuzë kundër një gazetarit, pasi ka zbuluar sekret zyrtar

Prokuroria publike kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Prokuroria publike kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Foto: Portalb.mk/arkiv

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ngritur propozim-akuzë kundër një gazetarit të portalit “Infomax.mk” për veprën penale – zbulim të sekretit zyrtar nga neni 360 i Kodit Penal, njofton Portalb.mk.

“I akuzuari më 23 gusht, nëpërmjet portalit Infomax.mk, opinionit ua ka treguar të dhënat që paraqesin sekretar zyrtar. Në fakt, ai e ka publikuar faqen e parë të procesverbalit për pranim të veprës penale nga një person në Prokurorinë Themelore për Krim të organizuar dhe Korrupsion. Prokuroria e ka dorëzuar akuzën deri në Gjykatën penale të Shkupit pasi që pas publikimit të procesverbalit në portalin në fjalë janë bërë kontrollet e nevojshme dhe janë siguruar provat materiale për veprën e theksuar penale, në pajtim me Ligjin për Procedurë Penale”, thonë nga Prokuroria.

Duke i pasur parasysh rrethanat në të cilën mënyrë ky procesverbal është nxjerrë nga dokuemtnet e lëndës dhe si i është dorëzuar gazetarit të akuzuar që ta publikojë, Prokuroria do të hapë procedurë nëse konstatohet se cili person ia ka siguruar këtë material të fshehtë.

Përndryshe, gazetari në fjalë ka publikuar një deklaratë të Orce Kamçevit në rastin “Reket”, të cilën e kishte dhënë përpara prokurores Villma Ruskoska.

Exit mobile version