Site icon PORTALB

Ndryshimet klimatike, Greta Thunberg para liderëve botërorë me fjalim emocionues (VIDEO)

Greta Thunberg

Aktivistja klimatike, Greta Thunberg në Samitin Klimatik të Asamblesë së Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që u mbajt në Nju Jork, iu është drejtuar liderëve botërore me një mesazh domethënës, përcjell Portalb.mk.

Në videon që mund ta ndiqni më poshtë, mes tjerash u tha liderëve se, “ju ma keni vjedhur ëndrrën dhe fëmijërinë time”, duke shprehur revoltën e saj për ndryshimet klimatike që po ndodhin në botë.

“Ju më keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe. Njerëzit po vuajnë, njerëzit po vdesin. I gjithë ekosistemi po shkatërrohet në mënyrë masive”, tha mes tjerash Thunberg.

Përndryshe, Samiti i Ndryshimeve Klimatike ka për qëllim që të ndihmojë në realizimin e qëllimeve përmbajtjesore të miratuara në vitin 2015, të cilat në mënyrë shtesë do të shtjellohen në njërën nga pesë samitet e Asamblesë së këtij viti.

Exit mobile version