Site icon PORTALB

Inspektorati zbuloi ndotësin e ujit të lumit Vardar

Ndotja e lumit Vardar

Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor (ISHMJ) pas hulumtimeve ku konstatoi se dje ne momentin kur lumi Vardar afër Aerodromit të Shkupit ishte i ngjyrosur me të portokall pati ndotje industriale, sot arriti të identifikon ndotësin, transmeton Portalb.mk.

“Rezultatet nga hulumtimet tregojnë vlera të larta të hekurit, klorit dhe nitrateve në ujë që nënkupton ndotje industriale. Mostrat e marra janë dërguar për analizë në laboratorin e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, deklaruan nga Inspektorati i qytetit.

Si rezultat i asaj ndotje industriale, pati edhe helmim të peshqve në atë mjedis.

ISHMJ deklaroi se ndotësi industriale i lumit Vardar ishte Arcelor Mittal.

Exit mobile version