Site icon PORTALB

Kina do të dërgojë 2 satelitë të tjerë në hapësirë

Satelit, foto ilustrim

Kina dërgoi sot dy satelitë të tjerë në kuadër të sistemit të saj satelitor të navigimit BeiDou (BDS), transmeton Anadolu Agency (AA).

Satelitët u nisën me sukses nga Qendra e Lançimit Satelitor Xichang në Provincën Sichuan në ora 05:10 të mëngjesit sipas kohës lokale (ora 21:10 sipas kohës së Evropës Qendrore), njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua.

BDS është një sistem kinez i navigimit satelitor i cili përbëhet nga dy pjesë të veçanta satelitore të nisur përkatësisht në vitin 2000 dhe 2011.

Satelitët e lançuar përdorën raketën transportuese Long March-3B dhe hynë në orbitë. Ky është misioni i 312-të i serisë së raketave Long March.

Në total, BDS kineze ka dërguar 48 satelitë në hapësirë.

Akademia e Teknologjisë Hapësinore në Kinë dhe Akademia kineze e Teknologjisë së Automjeteve kanë zhvilluar bashkarisht satelitët BDS dhe raketën transportuese.

“Satelitët e rinj do të punojnë me satelitët e BDS-së që ndodhen tashmë në orbitë për të përmirësuar saktësinë e pozicionimit të sistemit”, thuhet në raport.

Pekini ka planifikuar të përfundojë rrjetin global BDS deri në vitin 2020.

Dy konstelacionet e veçanta satelitore BDS ofrojnë shërbime të mbulimit dhe navigimit për klientët në rajonin e Azisë dhe Paqësorit.

Exit mobile version