“Boki 13” nuk ka dhënë deklaratë përpara Ruskoskës, pasi që nuk i ka parë provat kundër tij

I dyshuari i parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski (Boki 13), sot nuk ka dhënë dëshmi përpara prokurores Villma Ruskovska, pasi që nuk i është mundësuar që t’i shohë provat kundër tij, njofton Portalb.mk.

Bojan Jovanovskit nuk i është mundësuar t’i shohë të gjitha provat. Ai sot ka qenë i ftuar që të japë dëshmi, dhe jo në atë dëshmi të futet njoftim për hetim të mbaruar”, tha avokati i Jovanovskit, Sasho Dukovski.

Ai gjithashtu ka deklaruar se “në historinë e gjyqësorit të Maqedonisë së Veriut nuk ka ndodhur, që në të njëjtën ditë të miratohet vendim për mbarimin e hetimit dhe të kërkohet deklaratë nga person i dyshuar i cili paraprakisht asnjëherë nuk ka qenë i njoftuar për provat kundër tij”.

Nesër pritet që para Ruskoskës për herë të dytë japë deklaratë e dyshuara e tretë, ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva.

Boki 13
Boki 13
Boki 13
Boki 13

Zoran Milevski Kiçeec, ka dhënë deklaratë, ndërkaq jozyrtarisht i njëjti ësht ëmbrojtur në heshtje.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button