Të hënën pushim në shkollat e Tiranës, Durrësit e Elbasanit

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka bërë të ditur se të hënën nuk do të mbahet mësim për nxënësit e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, si pasojë e tërmeteve të fuqishme që goditën Shqipërinë në fundjavë.

“Në gjithë territorin e Shqipërisë, 98 shkolla kanë pasur plasaritje fasadash dhe janë rregulluar sot nga ekipet e bashkive. Pra, jemi PLOTËSISHT gati për të filluar mësimin që nesër. Por, nga bisedat me qytetarë të prekur nga tërmeti dje, duket se familjet nuk janë ende emocionalisht gati për t’u kthyer në punë dhe shkollë. Ndaj, për të gjithë nxënësit e shkollave në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, nesër është ditë PUSHIMI”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas tch, në një njoftim për media nga kjo ministri, është bërë e ditur se pushim do të kenë edhe prindërit e nxënësve të shkollave fillore, e që punojnë në administratë shtetërore.

“Fatmirësisht, situata ne terren paraqitet drejt normalizimit, por që familjet e afektuara të tejkalojnë ankthin e djeshëm, u pa e arsyeshme që nxënësit e zonave të lartpërmendura bashkë me prindërit e tyre që punojnë në administratë shtetërore, ta kalojnë ditën e nesërme të lirë e të qëndrojnë me njëri-tjetrin. Ndërkohë, unë jam e bindur se neve si MASR na takon mirë-informimi i nxënësve mbi fatkeqësitë natyrore dhe përgatitjet që duhet të bëjmë për t’iu shmangur lëndimeve nëse ato ndodhin. Ne sot që flasim, në kurrikulat tona tashmë i trajtojmë këto tematika. Por besoj fuqishëm që duhet t’i mëshojmë edhe më fort kësaj pike”, tha ajo ndër të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button