Site icon PORTALB

Roma e Napoli shënuan fitoret e radhës në Itali

Napoli

Napoli

Roma e Napoli kanë shënuar fitoret e radhës në Serie A.

Roma ka arritur të mposhtë Bolognan 1 me 2 si mysafire në kuadër të xhiros së katërt me golat e Alesandro Kolarovit e Edin Xhekos. Sansone shënoi golin e vetëm te Bologna, njofton Koha.net.

Napoli në anën tjetër fitoi më bindshëm. Fernando Llorente me dy gola dhe nga një i Insignes e Ruizit ndihmuan Napolin për fitoren 1 me 4 ndaj Lecces. Mancoscu shënoi golin e ngushëllimit për vendasit.

Napoli tani pas katër ndeshjeve ka nëntë pikë në vendin e tretë, ndërsa Roma tetë në të katërtin. Interi prin me 12 e Juventusi ka 10 në pozitën e dytë.

Exit mobile version