Site icon PORTALB

Policia franceze arrestoi dhjetëra protestues në Paris

Jelekverdhët

Jelekverdhët, foto arkiv

Policia franceze ka hedhur gaz lotsjellës dhe ka arrestuar dhjetëra protestues të shtunën të cilët kanë tentuar të mbajnë protesta të paautorizuara në Paris.

Qeveria e Francës ka vendosur një numër të madh të policëve për shkak të frikës se “Xhaketat e Verdha” si vazhdimësi e protestave kundër ndryshimeve klimatike dhe reformave pensionale do të mund të shkaktonin trazira, transmeton REL.

Policia ka arrestuar 90 persona dhe ka shpërndarë protestuesit të cilët kishin filluar të grumbullohen.

Protestuesit e njohur si “Xhaketat e Verdha”, kanë mbajtur 45 protesta me radhë cdo fundjavë, derisa shumë prej tyre përfunduan me dhunë.

Kjo lëvizje nisi vitin e kaluar, pas pakënaqësisë për rritjen e taksës së naftës duke vazhduar pastaj në kundërshtim të qeverisjes së Macronit.

Exit mobile version