Site icon PORTALB

Ekspozita me piktura të regjimit nazist të Hitlerit (FOTO)

Një muze holandez ka ndaluar vizitorët që ti bëjnë foto një ekspozite të polemizuar të pikturave nga regjimi nazist i Hitlerit, për të parandaluar që ato të interpretohen në mënyrë të gabuar, transmeton TopChannel.

Turmat në muzeun e pikturës në Den Bosch, që janë shtuar në numër që kur ekspozita “Dizajnet e rajhut të tretë” u hap më herët këtë muaj.

Në ekspozitë ka një mori artikujsh që variojnë nga një Volskwagen beetle e 1940 e deri tek statujat e skulptorit të preferuar të Hitlerit, Arno Breker, postera propaganda dhe filma të regjisorit nazist Leni Riefenstahl.

Hapja e ekspozitës ndezi protesta nga aktivistë të majtë dhe grupet antifashiste që thanë se ekspozita mund të shndërrohej në një vend idolizimi të nazizmit. Por, zyrtarët e muzeut thonë se masa të jashtëzakonshme janë marrë, përfshirë këtu ndalimin e fotografive.

Arsyeja përse janë ndaluar fotografitë, thotë zëdhënësja e muzeut, është se ne kemi vendosur çdo object të veçantë në ekspozitë, nën një kontekst të caktuar historic që nxjerr në pah mizoritë e regjimit nazist. Nëse ndonjë nga këto objekte del nga konteksti, mund të ketë interpretime të ndryshme.

Dhe kuriozët, e kanë ‘sulmuar’ në fakt ekspozitën me rreth 10 mijë bileta të shitura online që nga hapja, më 8 shtator.

Exit mobile version