Site icon PORTALB

Foli promovon këngën e tij “Më çmende”

Foli promovon këngën e tij "Më çmende"

Foli promovon këngën e tij "Më çmende"

Këngëtari dhe fotomodeli i ri nga Shkupi, i njohur me emrin Foli, ka publikuar vidoklipin e tij të parë të titulluar “Më Çmende”. Foli bën të ditur se që nga mosha 12 vjeçare ka filluar të merret me muzikë, por në mënyrë oficiale ai ka filluar të merret me këngë në vitin 2004.

Zhanri i kësaj kënge të cilës këngëtari ia realizoi edhe video klipin, është zbavitëse pasi që edhe ky është zhanri i preferuar i tij. Për tekstin e këngës u përkujdes vetë Foli kurse për aranzhmanin dhe orkestrimin është kujdesur Behim Amedovski- Bekso, kurse videoklipi u realizua nga AIR HD Production. Foli shpreson që kjo këngë do të mirëpritet nga publiku shqiptarë dhe tregon se në të ardhmen planifikon projekte të reja të këtij lloji./Portalb

Exit mobile version