Site icon PORTALB

Durrës, burg të përjetshëm 80-vjeçarit që vrau 18 vjeçaren

Durrës, burg të përjetshëm 80-vjeçarit

Durrës, burg të përjetshëm 80-vjeçarit

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masën e arrestit burg të përjetshëm për 80-vjeçarin Shaban Norja, vrasësin e 18-vjeçares Ajshe Vata.

Sipas burimeve nga vendngjarja, Norja nuk ka pasur në gjykatë asnjë nga të afërmit. 

Ai ka deklaruar edhe njëherë para trupit gjykues versionin e tij për vrasjen, ndërsa ka thënë se “Ajshja ia kishte kërkuar që ta vriste”, pas debatit për abortin e fëmijës. 

“I thashë të abortojë, nuk pranoi se ishte besimtare”, deklaroi ai, më tej. Norja ka panuar atësinë e fëmijës, ndërsa ka thënë se me Ajshen kishte marrëdhënie të ngushtë prej 3-4 vitesh./Portalb

Exit mobile version