Ish prokurorët special duhet të punojnë në hapësirat e PSP-së

Edhe pse në letër prokurorët special janë transferuar në prokuroritë shtetërore, praktikisht të gjithë prokurorët që do të vazhdojnë të punojnë në lëndët e Prokurorisë Speciale do të duhet të vazhdojnë punën në hapësirat e PSP-së deri në shtator të vitit 2020, njofton Portalb.mk.

Prokurorët special nëse do të punojnë në lëndët e hapura nga PSP, në hapësirat e prokurorisë së shtetit, nuk do të kenë kushte përkatëse për punë. Për shembull, lëndët Talir dhe “Talir 2” kanë 60 deri në 70 kualifikues me prova materiale, të cilat janë të mbrojtura në mënyrë përkatëse në hapësira ku prokurorja që i përfaqëson mund t’i punojë në mënyrë përkatëse.  Në prokuroritë themelore nuk ka kuadër të mjaftueshëm profesional, nuk ka kushte hapësire, prokurorët janë të mbingarkuar me lëndë, dhe e tërë kjo do t’ua lidhte duart ish prokurorëve special.

Opsioni i mundshëm është, që të shfrytëzohen hapësirat dhe kjo është në të mirë të prokurorëve, të cilët edhe pse tanimë nuk kanë status të prokurorëve special, megjithatë mund të veprojnë atje. Kjo praktikisht edhe po ndodh këto ditë kur prokurorët si Lençe Ristovska, Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski, tanimë vazhdojnë me përfaqësimin e akuzave përpara gjykatave dhe logjikisht është që të punojnë edhe më tej në ndërtesën ku i kanë lëndët.

Me Ligjin e Prokurorisë të vitit 2015-të, prokurorëve special u është lejuar që të angazhojnë ndihmës për punë më të shpejtë dhe më efikase, por të punësuarve u është garantuar ekzistimi 5-vjeçar i institucionit. Kjo do të thotë që deri më 15 shtator të vitit 2020, nëse nuk ndodh diçka, personeli ndihmës patjetër duhet që të mbetet në punë dhe t’i shfrytëzojë privilegjet për rroga dhe kontribute.

Nëse bëhet matematike e thjeshtë, rroga mesatare e këtyre të punësuarve është rreth 25 deri në 30 mijë denarë ose gjithsej me kontribute 45 deri në 50 mijë denarë, atëherë shteti do të duhet të harxhojë deri në 60 milionë denarë vetëm për rroga. Por, harxhime shtesë do të duhet të paguhet për qiranë e objektit, shërbimet komunale, sistemin për mbrojtje dhe siguri dhe harxhime tjera shtesë për mirëmbajtjen e ndërtesës së PSP-së.

Sipas kësaj, shuma që duhet të paguhet për 1 vit, do të jetë mbi 1 milion euro. Nga ana tjetër, nëse të punësuarit mbeten në punë dhe ndërtesa do të vazhdojë t’i shërbejë PSP-së, atëherë ish prokurorët special (të cilët janë transferuar në prokuroritë amë), do të munden t’i shfrytëzojnë hapësirat dhe burimet të cilat i kanë pasur deri më tani, që të mundësojnë zhvillim në proceset për dosje penale.

Ligjin e PSP-së thuhet se pas shfuqizimit të Prokurorisë Speciale, personeli administrativ dhe hetuesit do të shkojnë në punë në Prokurorinë Publike në pozita me të ardhura të ngjashme që kanë marrë në PSP.

Pushteti dhe opozita “për” zgjidhen e statusit të punëtorëve të PSP-së

Deputeti i LSDM-së pushtetari, Muhamed Zekiri dhe ai i VMRO-DPMNE-së opozitare, Ilija Dimovski, mbrëmë në një debat televiziv në TV24, u pajtuan se për të gjithë ata punëtorë të PSP-së që nuk janë punësuar me nepotizëm dhe nuk janë pjesë e keqpërdorimeve eventuale si “Reket” duhet që të gjendet zgjidhje për transferimin e tyre.

Sipas Zekirit, tani kemi situatë të re me nepotizëm në PSP, por të gjithë që kanë qenë të punësuar në mënyrë të rregullt nuk duhet që të mbeten në rrugë.

Dimovski u pajtua dhe tha se nëpërmjet procedurës në Kuvend duhet që të mënjanohet dyshimi për ata që janë të “pastër” dhe për të njëjtit të gjendet zgjidhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button