Një personi nga Michigan i doli ‘hair’ ideja për të shkuar në vizitë te nëna e tij, pasi rrugës ndaloi në një pompë benzine dhe bleu një tiketë lotarie.
Pasi u fut në veturë, e gërvishti tiketën dhe e kuptoi se kishte fituar preminë prej 500.000 dollarësh amerikanë.
46-vjeçari nuk mund t’i besonte syve dhe u kthye sërish tek vendi ku e bleu, ku ia konfirmuan lajmin e mirë, transmeton KlanKosova.
“Nuk është se blej shpesh tiketa, por kur e pash këtë ma tërhoqi syrin dhe vendosa ta blija”, u shpreh njeriu fatlum, i cili tregoi se me këto para planifikon ta blejë një veturë të re dhe të nisë disa pushime.