Të rinjtë nga Çe Team TV kanë realizuar vazhdimin e videove me tregimin e “kryetarit” të imagjinuar të komunës së Tetovës. Pasi ka marrë guximin të vozitet me biçikletë nëpër rrugët e këtij qyteti ku mungojnë shtigjet e biçikletave, “kryetari” pëson aksident.. Për reagimin e ngadalshëm të Ndihmës së Shpejtë, sjelljen e mjekëve dhe aktualitete të tjera ndiqni videon.
Ka një kohë të gjatë që Portalb e trajton problemin me joefikasitetin e Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë.
Përmes sarkazmit të rinjtë nga Çe Team TV trajtojnë problemet me të cilat ballafaqohet çdokush në Maqedoninë e Veriut. Posaçërisht të rinjtë. Videot janë me vazhdime.