Gjykata Supreme në RMV ende nuk ka zgjedhur kreun, këto janë kushtet që duhet t’i plotësojë

Faik Arsllani do të vazhdojë të jetë ushtrues detyre kryetar në Gjykatën Supreme, pasi që Këshilli Gjyqësor ende nuk ka shpallur thirrje për zgjedhje të kryetarit të ri, në vend të shkarkuarit Jovo Vangellovski, i cili sipas vendimit, ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme dhe në mënyrë jo-profesionale, njofton Portalb.mk.

Reformat në gjyqësi janë kusht kryesor për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Nuk kemi publikuar ende shpallje, kur të publikojnë do të njoftoheni. Nuk jemi të obliguar me afat ligjor që të publikojmë shpallje, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, është emëruar u.d. kryetar”, thonë për Portalb.mk, nga Këshilli Gjyqësor.

Sipas Ligjit për Gjykata, kryetar gjykate zgjedhet nga radha e gjykatësve të Maqedonisë së Veriut, ashtu siç zgjedhet gjykatësi në gjykatë përkatëse, në këtë rast në Gjykatën Supreme.

Kryetari i Gjykatës Supreme zgjedhet gjatë kohës prej katër vjetëve, me mundësi që përsëri të zgjedhet në të njëjtin funksion edhe për katër vite tjera.

Për kryetar të gjykatës zgjedhet ndonjë gjykatës i cili në dy vitet e fundit nga ana e Këshillit Gjyqësor është vlerësuar me notë më të lartë pozitive, ndërkaq në krahasim me kandidatët e tjerë të ketë numër më të madh të pikëve, në pajtueshmëri me ligjin.

Kryetari i Gjykatës ka status dhe funksion të gjykatësit të parë në gjykatën përkatëse. Kandidati për kryetar të Gjykatës, në paraqitjen dhe dokumentet tjera dorëzon program për punë gjatë mandatit të tij.

Shpalljen për zgjedhje të kryetarit të gjykatës, Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut publikon dy muaj para skadimit të mandatit të kryetarit në largim. Nga kandidatët e lajmëruar që i plotësojnë nevojat dhe kushtet, Këshilli Gjyqësor deri më së voni në dy muaj pas publikimit të shpalljes zgjedh kryetar të gjykatës.

Kryetari i gjykatës i cili përsëri nuk do të zgjedhet në të njëjtin funksion, do të vazhdojë të punojë si gjykatës në gjykatën ku paraprakisht e ka kryer funksionin gjyqësor.

Kushtet:

  • Të jetë shtetas i Maqedonisë së Veriut
  • Aktivisht ta zotërojë gjuhën maqedonase
  • Të jetë i aftë për punë dhe gjendje të mirë shëndetësore, për çka kryhen edhe kontrolle mjekësore
  • Jurist i diplomuar me mbarim të arsimit të lartë prej katër vjetëve në studimet juridike me mesatare së paku 8 ose të jetë jurist i diplomuar me 300 kredi sipas EKTS, me mesatare së paku 8.
  • Ta ketë të kaluar provimin e jurispodencës në Maqedoninë e Veriut
  • Aktivisht ta njohë njërin prej tre gjuhëve të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht)
  • Punë praktike me kompjuter
  • Të ketë reputacion, integritet për kryerjen e funksionit gjyqësor dhe të posedojë veçori sociale për kryerjen e funksionit gjyqësor, për çka zbatohen teste për integritet dhe test psikologjik.
  • Shtesë: Për Gjykatë në gjykatën Supreme mund të zgjedhet personi i cili ka përvoje pune së paku gjashtë vjet pa ndalur stazh gjyqësor në Gjykatën e Apelit deri në momentin e paraqitjes për zgjedhje dhe në vitin e fundit është vlerësuar me notë më të lartë pozitive, në krahasim me kandidatët tjerë.

Përndryshe, shkarkimi i Vangellovskit erdhi pasi që ai ka kryer funksionin në mënyrë jo profesionale, bazuar kjo në rastin e mosparaburgimit të biznesmenit Sead Koçan në rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Shkarkimi i Vangellovskit u propozua së bashku me dy gjyqtarë të tjerë suprem, të cilët së bashku i mbivotuan dy kolegë në këshillin penal të Gjykatës Supreme, me çka ia hoqën paraburgimin Sead Koçanit, i cili atëherë ishte i arratisur.

Opinioni e dëgjoi Vangellovskin në bombat duke kurdisur një lëndë gjyqësore me ish-ministrin Mile Janakieski, pastaj në diskutimin e një zyrtari të qeverisë ku shpalosin momente komprometuese për të. Në një raport të veçantë e ka theksuar edhe prokurorja speciale Katica Janeva si gjykatës i cili kryen ndikime dhe direktiva partiake. Vangellovski ishte kumbar i ish kryetarit të Parlamentit, ose deputetit të VMRO-DPMNE-së, TrajkoVeljanovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button