Site icon PORTALB

Zebra me pamje të rrallë (FOTO)

Një zebër e rrallë e porsalindur është fotografuar në Rezervuarin “Maasai Mara Game” në Kenia. Kafsha me ngjyrë kafe dhe me pika të bardha vodhi vëmendjen e Antony Tira, i cili më pas i postoi fotot në Facebook.

“Në fillim mendova se ishte një zebër e pikturuar për qëllime migrimi,” u shpreh fotografi për “Nation”, transmeton KJ. Më pas, në një ekzaminim më të saktë, Tira vuri re se zebra kishte thjesht një çrregullim melanine, dhe nuk kishte asnjë javë që kishte lindur, transmeton Koha.net.

Exit mobile version