Site icon PORTALB

Arsimtari me diplomë të falsifikuar ka punuar në shkollën fillore në Kumanovë

Shkolla fillore

Me diplomë të falsifikuar universiteti në Prishtinë, 51-vjeçari ishte punësuar si profesor i matematikës në shkollën fillore të Kumanovës.

S.Z. nga Kumanova, mori diplomën e falsifikuar në Universitetin e Prishtinës (UP), me çka fitoi titullin e nevojshëm ‘profesor i matematikës’. Këtë diplomë e shfrytëzoi në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë, ku nënshkroi kontratë pune.

S.Z. nga 1.12.2011 deri më 05.05.2017 ka nënshkruar vazhdimisht kontrata, prandaj ndaj tij është ngritur kallëzim penal, për shkak të falsifikimi të dokumentit, si diploma, të cilën e shfrytëzoi.

Exit mobile version