Gjykata penale sot e vazhdoi edhe për 30 ditë paraburgimin për ish-prokuroren speciale Katica Janeva, paraburgimi i të cilës duhej të mbaronte këtë të premte, transmeton Portalb.mk.
“Këshilli penal i Gjykatës themelore penale-Shkup, bazuar në propozimin e Prokurorisë themelore publike për krim të organizuar dhe korrupsion, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të propozimit, solli vendim për aprovimin e propozimit dhe e vazhdon masën për paraburgimin edhe për 30 ditë të reja”, njoftojnë nga Gjykata penale.
Avokatja Irena Frçkoska, e cila përfaqëson Janevën, dje dorëzoi kërkesë për të hequr masën e paraburgimit.
Ruskoska kërkon zgjatjen e paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes dhe rrezikut të ndikimit të dëshmitarëve ose shkatërrimit të provave.
Paraburgimi 30-ditor i Janevës skadon të premten.