Site icon PORTALB

Gjykata Penale e shpëtoi Gruevskin nga aktgjykimi për autostradën me kinezët

Pesë muaj, gjykata i lejoi secilit nga avokatët në lëndën “Trajektorja”, nga 20 ose edhe nga 30 herë t’i përsërisin ankesat e tyre. Kështu, është duke u vjetruar vepra penale e ish-kryeministrit të arratisur dhe kryetarit të nderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, për “marrjen e shpërblimit për ndikim të paligjshëm”, për të cilën dënimi është deri në tre vjet burg, transmeton Portalb.mk.

SDK-ja  ka marrë pjesë në të gjitha seancat për “Trajektoren” e PSP-së, për ndërtimin e autostradës me kinezët dhe përmblodhi se si për nëntë muaj ky gjykim kurrsesi nuk fillonte. Aktakuza u ngrit më 30 qershor 2017, dhe fjalët hyrëse, prokurorja, Lile Stefanova, për shkak të bllokimeve që i lejonte gjyqtari, i dha vetëm më 1 mars 2018.

Shembuj të tillë që të mos lejohet 9 muaj të fillojë gjykim për krim të organizuar, kur ka aktakuzë që pretendon se të pandehurit e kanë dëmtuar shtetin për 155 milionë euro, jo vetëm që nuk janë regjistruara, por edhe nuk lejohen në vende ku sundon ligji, thonë gjyqtarët. Kryetar i gjykatës themelore Shkup 1 në atë kohë ishte gjykatësi suprem, Stojançe Ribarev.

Së pari, PSP-ja me muaj mundohej që gjykata t’ia aprovojë 17 aktakuzat e paraqitura më 30 qershor 2017. Aktakuza e “Trajektores” u aprovua vetëm në 1 nëntor të atij viti, 5 muaj pas paraqitjes. Në atë aktakuzë, për vepër penale shpërdorim i pozitës zyrtare, që është vepër shumë më e vështirë se ajo e Gruevskit, të akuzuar janë edhe Vladimir Peshevski, Mile Janakieski dhe Ljupco Georgievski. Gruevski akuzohet se si shefi i tyre ka ndikuar mbi tre të tjerët që këta ta kryejnë krimin, që ai dhe partia në pushtet VMRO-DPMNE të fitojnë pikë politike.

Pasi u miratua aktakuza, u caktuan disa seanca dëgjimore dhe këtu u pa sjellja e Gjykatës Themelore Shkupi 1 ndaj të pandehurve dhe bllokimi i përfaqësuesit të Prokurorisë në çdo mënyrë të mundshme. Ja disa fakte nga gjykimi:

Taktika e Gruevskit kanë rezultuar e suksesshme edhe këtu. Ai do të shpëtojë, por veprat e bashkëpunëtorëve të tij vjetrohen në vitin 2023.

Gruevski që nga nëntori i vitit 2018 ka azil në Hungari, ku u arratis për të mos e vuajtur dënimin me dy vjet burg për çështjen “Tank” për blerjen e Mercedesit prej 600,000 euro.

Exit mobile version