Site icon PORTALB

Filluan procedurat për themelimin e Komisionit anketues për PSP-në

Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë

Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferit, ka pranuar Propozimin-vendimin për themelimin e Komisionit anketues për keqpërdorimit në Prokurorinë speciale publike (PSP), transmeton Portalb.mk.

Antonio Milloshoski, deputeti i partisë opozitare VMRO-DMPNE tregoi se partia e tij ka dërguar kërkesën për themelimin e këtij komisioni.

Kërkesa edhe pse është pranuar nga kabineti i Xhaferit, akoma nuk është vendosur se kur do të mbahet seanca ku do të vendoset për Propozim-vendimin për formimin e komisionit anketues.

Shqetësimet e partisë opozitare janë rreth punës së ekipit të PSP-së të përbërë nga 10 prokurorë, puna e tyre dhe shpenzimet që kapin vlerën rreth 15 milion euro deri tani për punën e PSP-së.

Exit mobile version