Site icon PORTALB

Gati projekti i aeroportit të Vlorës (VIDEO)

Vjeshta përveç qetësimit të toneve politike vjen me lajme të mira edhe për projektet infrastrukturore.

Më në fund qeveria shqiptare ka në tavolinë projektin për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

Kryeministri Rama duke folur nga qyteti bregdetar sqaroi se në tavolinë janë dy opsione për ndërtimin e tij.

Së pari ndërtimi nga një kompani serioze ndërkombëtare, ose ndërtimi me paratë e buxhetit të infrastrukturës dhe më pas përzgjedhja e operatorit ndërkombëtar, transmeton OraNews.

Në një takim me qytetarët e Vlorës, kryeministri Edi Rama tha se rritja ekonomike në këtë qytet me ndërtimin e aeroportit do të jetë deri në 27 fish.

“Aeroporti i Vlorës do të mundësojë uljen e avionëve me kapacitet të lartë jo vetëm për qytetarët, por edhe për mallrat. Nuk ka një të tillë në rajon. Me potencialin që ka Vlora është i mundur. Do të ketë edhe një funksion për mirëmbajtjen e avionëve. Do ta bëjë një kompani e jashtme, por do të bëhet këtu. Rritja e ekonomisë është deri në 27 fish me ndërtimin e aeroportit. Kantieri për ndërtimin e aeroportit do të çelet në pranverën e viti të ardhshëm, pra në atë të 2020”, deklaroi Rama.

Exit mobile version