Osmani nesër në Bruksel takohet me Mogerinin

Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nesër për vizitë pune do të qëndrojë në Bruksel, ku do të mbajë takim pune me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Federika Mogerini.

Takimi, siç informon Sekerariati për çështje evropiane, do të shfrytëzohet për riafirmimin e përgatitjes së vendit për progresin në integrimin evropian, në prag të Samitit të BE-së në tetor.

Në kuadër të vizitës, Osmani do të mbajë takim edhe me Sekretaren Shtetërore për Çështje Evropiane, dhe përfaqësuese e Republikës së Kroacisë në BE, Andreja Metelko- Zgombiç, po ashtu takim pune do të mbaj edhe me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, DG NEAR, Genoveva Ruiz Kalavera.

Vizita e punës në Bruksel është pjesë e turneut të Zëvendëskryeministrit Osmani nëpër metropolet e vendeve anëtare të BE-së, pas së cilës do të vijojnë edhe vizitat në Berlin dhe Varshavë në fund të javës. .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button