Site icon PORTALB

Një alpinist nga Maqedonia e Veriut e ka humbur jetën në Olimp

Olimp

Olimp

Një alpinist nga Maqedonia e Veriut e ka humbur jetën në malin Olimp të Greqisë. Ai është rrëzuar nga një shkëmb pasi që paraprakisht i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave të MIA-s, bëhet fjalë për një grup të rreth dhjetë personave nga vendi ynë, të cilët kanë qenë në malin Olimp, një personit tjetër i është përkeqësuar gjendja shëndetësore ose ka pasur sulm në zemër, pas së cilës ka rënë nga një shkëmb, autopsia plotësisht do t’i konstatojë arsyet e vdekjes.

Gjatë transferimit të trupit nga vendi i fatkeqësisë në shtëpinë alpiniste “Spilios Agapitos”, që gjendet në lartësi mbidetare prej 2.100 metra kanë intervenuar 14 zjarrfikës dhe ekipe të policisë speciale dhe shërbimin antizjarr nga Litohoro.

Exit mobile version