Site icon PORTALB

Kina me fabrikë për eksploziv në Serbi

Kompania më e madhe kineze për prodhimin e materialeve eksplozive në bashkëpunim me kompaninë serbe Rudeks, në rrethin e Bolevait do të hap fabrikë për prodhimin e eksplozivëve industrial.

Fabrika do të ndërtohet në vendin ku më parë ishte kompleksi ushtare për ruajtjen e municionit në afërsi të Bolevacit, vetëm 35 km larg qytetit Bor.

Sipërfaqja e kompleksit është rreth shtatë hektarë. Procedurat për finalizimin e punëve janë drejt përfundimit.

Shfrytëzuesit më i madhë i eksplozivëve industrial në Serbi është Zijin Srbija (ish-RTB Bor), që në vjet shfrytëzon 250 ton eksploziv industrial.

Exit mobile version