Në konferencë për media, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka vlerësuar që për reforma në drejtësi, duhet të formohet Komision Shtetëror me ekspert nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) dhe Bashkimi Evropian(BE), transmeton Portalb.mk.
“Prandaj, tash më shumë se kurrë duhet të pranohet kërkesa e Lëvizjes Besa për një Komision Shtetëror i përbërë nga ekspertë, në të cilin do marrin pjesë me të drejtë vendimmarrje edhe SHBA dhe BE. Detyra e këtij komisioni duhet të jetë profesionalizimi i prokurorisë publike, gjykatave, si dhe funksionalizimi i tyre për të garantuar vendosjen e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës. Njëkohësish ky Komision Shtetëror duhet të bëjë edhe procesin e “VETTING”-ut, proces pa të cilin Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk do mund të dalë nga tranzicioni që na ka kapluar që nga pavarësia e vendit e deri më sot”, tha Kasami, i cili ndër të tjerash përsëriti qëndrimin se, për BESËN është e papranueshme zhvillimi i negociatave për proceset gjyqësore apo për prokurorinë publike dhe speciale.
Kjo deklaratë e Kasamit, vjen në vazhdën e dështimit të takimit për Ligjin për Prokurori Publike, ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
- LEXO: Sela për takimin Zaev-Mickoski: Nuk pranojmë kurrfarë marrëveshje
- LEXO: Mickoski: Zaev nuk dëshiron marrëveshje për PTHP-në që të mos japë përgjegjësi për “Reket 2, 3, 4, 5”
- LEXO: Zaevi tregoi se çfarë kërkoi opozita dhe pushteti për PSP-në, detaje për Prokurorinë e re
- LEXO: Osmani: Nuk ishim në takim, sepse nuk kemi problem me Ligjin
- LEXO: Takim shtatë orësh pa marrëveshje, në lojë një prokurori e re që do të përndjekë pushtetin dhe opozitën