Site icon PORTALB

Inspektorati i gjuhëve sot hynë në procedurë kuvendore

Zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në rrjedhë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Propozim-ligji për themelimin e Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve, sot është në lexim të parë në Komisionin Juridik-Ligjvënës në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Seanca e Komisionit do të fillojë në ora 10:45.

Për moshyrjen në procedurë kuvendore të Ligjit të Inspektoratit, ditë më parë adresoi kritika edhe drejtori i Agjencisë për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Ylber Sela.

Përndryshe, Ligji për themelimin e Inspektoratit më 24 korrik kaloi në seancë qeveritare. I njëjti do të duhet të harmonizohet me ndryshimet e Ligjit për shqiptim të sanksioneve dhe do të funksionalizohet me emërimin e drejtorit, i cili do të jetë i obliguar që të përpilojë planin e sistematizimit.

Exit mobile version