KE-ja në Mal të Zi organizon “Ditët e Medieve BE-Ballkani Perëndimor”

Komisioni Evropian për herë të tretë organizon Ditët e Medieve BE-Ballkani Perëndimor  që do të mbahen në Podgoricë, më 12 dhe 13 shtator 2019. Ngjarja, që u nis në 2017, ka për qëllim të sigurohet që liria e medieve të mbetet prioritet në ballafaqimin me çështjet e ndërlikuara politike, ekonomike dhe sociale që i përjeton rajoni për momentin. Ngjarja e këtij viti do të hedh dritë mbi marrëdhënien mes politikave dhe medieve. Për herë të parë, Ditët e Medieve do të përfshijnë përfaqësues politik nga rajoni që do të jenë përgjegjës për informata dhe medie për shkëmbim të drejtpërdrejtë përvojash në panelin “Politikat dhe mediet”.

Fjalimet hyrëse të komisarit të BE Han dhe kryeministrit Dushko Markoviç si dhe konkluzionet e komisarit do të transmetohen drejtpërdrejtë në ueb-faqen Evropa me Satelit (EbS).

Programi:

  • E enjte 12 shtator

09:30-10:00 – Mirëseardhje dhe fjalimet hyrëse

Fjalimi hyrës nga Dushko Markoviç | Kryeministër i Malit të Zi

Fjalimi hyrës nga Johanes Han | Komisari i BE-së për Politika Fqinjësore Evropiane dhe Negociata për Zgjerim

10:00-12:15 –PANELI KRYESOR 1: Sigurimi i lirisë së medieve dhe qëndrueshmëria e medieve të pavarura në Ballkanin Perëndimor

Moderator: Valeri Hopkins | Fajnenshël Tajms

Kurt Basuener | Universiteti St Andrews

Mihailo Jovoviç | Vijesti

Marija Ristiç | BIRN

Genoveva Ruiz Calavera | Komisioni Evropian, DG NEAR

Klaus Schweighofer | Styria Media Group

Pyetje dhe përgjigje

  • E premte 13 shtator

9:30-11:00 – PANELI KRYESOR 2: Politikat përballë medieve  

Moderator: Valeri Hopkins | Fajnenshël Tajms

Aleksandar Bogdanoviç | Ministër i Kulturës i Malit të Zi

Harlem Desir | Përfaqësues i OSBE-së për Liri të Medieve

Alfred Lela | Politiko

Damjan Manchevski | Ministria e Shoqatës Informative dhe Administratës në republikën e Maqedonisë së Veriut

Esmir Milavić | N1

Pyetje dhe përgjigje

11:00-11:30 – Sesioni përmbyllës

Fjalimi përmbyllës i Johanes Han, Komisari i BE-së për Politika Fqinjësore Evropiane dhe Negociata për Zgjerim.

Konferenca, vitin e kaluar është organizuar në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button