Site icon PORTALB

Depresioni pas lindjes – gjendja për të cilën flitet shumë pak

Depresioni pas lindjes, pse mbetet tabu?

Depresioni pas lindjes, pse mbetet tabu?

Është e rëndësishme që të kërkoni ndihmë profesionale sa më shpejt që të jetë e mundur, shkruan Panacea.

Lindja e fëmijëve mbart një shpërthim të vërtetë të emocioneve, ndëra ndjenjat shpesh ndryshojnë nga euforia dhe gëzimi, në ankth dhe dyshim. Nënat përjetojnë një stuhi emocionesh, ndërsa te disa shfaqet ndjenja e fajsisë për të mos qenë aspak të lumtur që sollën në jetë një fëmijë plotësisht të shëndetshëm. Ndjenjat e tilla shfaqen disa ditë pas lindjes së fëmijës dhe mund të zgjasin deri në dy javë. Nëse kjo gjendje përkeqësohet dhe zgjat me muaj, atëherë është depresion pas lindjes.

Simptomat e depresionit pas lindjes

Bëhet fjalë për ndërlikim që shfaqet pas lindjes së fëmijëve, dhe si çdo ndërlikim fizik që duhet të trajtohet pas lindjes së fëmijëve, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet edhe gjendjes mendore të nënës. Ndihma profesionale është jashtëzakonisht e rëndësishme për të shmangur komplikimet, por edhe që nëna të jetë në gjendje të lidhet me të porsalindurin.

Simptomat e para zakonisht shfaqen disa javë pas lindjes së fëmijës, por mund të shfaqen edhe më herët – gjatë shtatëzënësisë ose më vonë – deri në moshën një vjeçare të fëmijës. Është e rëndësishme të kërkoni ndihmë profesionale sa më shpejt që të jetë e mundur!

Ndryshimet fizike dhe problemet emocionale konsiderohen të jenë shkaktarët e depresionit pas lindjes. Rol të rëndësishëm luan edhe fakti që pas lindjes vjen deri te rënia e menjëhershme e nivelit të hormoneve në trup. Këtu bën pjesë edhe pagjumësia dhe lodhja, ndërsa në situata të tilla është e vështirë të merren edhe me problemet më të vogla. Pas lindjes së fëmijës, femra mund të ndjehet edhe më pak tërheqëse, te ket ndjenja sikur po e humbet kontrollin mbi jetën dhe identitetin e saj…

Këshillë: Nëse ndejni ndonjë nga këto simptom, ndërsa intensiteti nuk ulet me kalimin e kohës, sigurohuni që të këshilloheni me një mjek.

Exit mobile version