Site icon PORTALB

Situata pas “Reketit”, Sela kërkoi disa masa urgjente nga kryesia e re e BE-së

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela për "New europe"

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela për "New europe"

Në një shkrim autorial për javoren e specializuar për çështje evropiane, “New Europe”, lideri i partisë politike Aleanca për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, për skandalin – rastin “Reket”, me çka ka kryesia e re e Bashkimit Evropian (BE) ka kërkuar të ndërmerren disa masa urgjente, transmeton Portalb.mk.

Sela është shprehur se, situata e krijuar pas publikimit të “Reketit”, është jashtëzakonisht e rëndë.

“Çfarë kjo nënkupton në thelb është falimentimi i vetë parimit të shtetit të së drejtës. Pas katër vite të PSP-së, vendi është rikthyer në pikën zero. Më keq se kaq, besimi i publikut në gjyqësorin është shkatërruar përgjithmonë dhe efektiviteti i politikës së deritanishme të BE-së është vënë në dyshim serioz”, shkruan Sela.

Ndërsa Parlamenti Evropian (PE) bëhet gati të fillojë punën dhe Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, po kompleton ekipin e saj, Ziadin Sela ka kërkuar masa të forta nga BE-ja për të vendosur shtetin e së drejtës në qendër të veprimit të saj në Maqedoninë e Veriut dhe ndalur kapjen e përhershme të gjyqësorit dhe prokurorisë nga pushteti ekzekutiv.

Siç thuhet më tej në kumtesën e ASH-së, Sela ka theksuar sen KE-ja tani e ka mundësinë të demonstrojë se, me të vërtetë kurrë nuk do të ketë kompromise kur bëhet fjalë për shtetin e së drejtës. Kjo sipas tij, do të bëhej duke zhvilluar ide të reja dhe duke adoptuar një qasje më gjithëpërfshirëse dhe më të guximshme në politikën e zgjerimit nga e cila përfitojnë si shtetet e ardhshme anëtare dhe ato ekzistuese të BE-së.

Exit mobile version