Site icon PORTALB

KMDLNj: Për 20 vjet në burgjet e Kosovës kanë vdekur 67 persona

Burgu i Dubravës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut nëpërmjet një analize ka thënë se që nga viti 1999 e derë më 9 shtator të këtij viti, në burgjet e Kosovës kanë vdekur 67 të burgosur, prej tyre 51 kanë vdekur nga sëmundjet, kurse, 16 janë vetëvrarë, njofton Koha.net.

Për të marrë masa parandaluese për vetëvrasjen e të burgosurve KMDLNj propozon që Shërbimi Korrektues i Kosovës, Shërbimi Shëndetësorë i Burgjeve, organizatat që i monitorojnë këto shërbime, si dhe shërbimet tjera profesionale psikologët, psikiatrikët, punëtorët socialë, sociologët, edukatorët etj., të ulen në një raund të konsultimeve duke identifikuar shkaktarët e mundshëm dhe në bazë të tyre të dalin me rekomandime për trajtimin e këtyre rasteve.

Exit mobile version