Site icon PORTALB

Janë helmuar pesë nxënës të një shkolle në Prishtinë

Foto ilustrim nga Kolektif.mk

Foto ilustrim

Pesë nxënës të një shkolle fillore në Prishtinë janë helmuar dhe janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, njofton Lajmi.net.

Drejtori i kësaj shkolle, Betim Sylejmani ka thënë për lajmi.net se nxënësit e helmuar janë të shkollës “Elena Gjika”.

Ai ka thënë se gjendja e nxënësve është stabile dhe se janë duke pritur rezultatin e analize për të kuptuar shkaqet e këtij helmimi.

“Pesë nxënës të shkollës tonë janë shtri në spital, po presim analizat e fundit. Nuk dimë se si ka ndodhur pasi disa prej nxënësve marrin ushqim prej shtëpisë, disa blejnë në afërsi të shkollës dhe ushqimi që shpërndahet në shkollë. Gjendja e tyre është stabile”, ka thënë Sylejmani për lajmi.net.

Ndërkohë edhe zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka thënë për lajmi.net se pesë nxënësit janë duke u trajtuar në Kliniken Infektive dhe se gjendja e tyre është stabile.

“Ju konfirmojmë se 5 nxënës të shkollës fillore, janë duke u mjekuar në Kliniken Infektive, nën dyshimet se janë të helmuar nga ushqimi. Janë jashtë rrezikut”, ka thënë Fazliu.

Exit mobile version