Site icon PORTALB

Grubi: Legaliteti i vendimit të PTHP-së për të marrë përsipër çështjet e PSP-së është diskutabil

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi

Artan Grubi

BDI beson se ligjshmëria e vendimit të Prokurorisë Themelore Publike për të marrë përsipër çështjet e Prokurorisë Publike Speciale është diskutabil, njofton Nova Tv.

“Legaliteti i një vendimi të marrë në rrethana kur kërkuesi është në paraburgim, ku paraprakisht ka dhënë dorëheqjen dhe kur procedura e pushimit nga puna është nisur tashmë në Parlament, është e diskutueshme dhe unë ndaj rezervat me disa nga partitë politike që nuk janë pjesë e negociatave, por edhe me publikun, por të gjithë janë përgjegjës për veprimet e tyre, qofshin ata politikanë, prokurorë, gjykatës. Duhet të ketë siguri juridike dhe vendime që janë të ligjshme, përgjithësisht të pranueshme dhe që u japin besim qytetarëve. PSP tashmë është e pakuptimtë”, tha deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

LEXO PËR LËNDËN: REKETI

Exit mobile version