Site icon PORTALB

Zona e përbashkët në vendkalimet kufitare “Bogorodica” dhe “Evzoni” plot me automjete

Republika e Maqedonisë së Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut, pika kufitare "Bogorodicë", foto: Borçe Popovski

Fundjava e zgjatur e pushimeve këtë mëngjes shkaktoi trafik të ngarkuar në kufirin Maqedoni-Greqi, gjë që e bëri ditën e sotme të jetë ditë kulmore e sezonit turistik, njofton 24info.

Rojet kufitare në detyrë të MPB-së thonë se duhet të pritet 15-20 minuta për të dalë nga vendi për shkak të kontrollit të detyrueshëm të dokumenteve, por edhe se pritjen e shkakton pala greke, e cila aktualisht është e ngadaltë në plotësimin e formaliteteve për shkak se radha e automjeteve është e madhe dhe ka zënë hapësirën mes dy kufijve.

Rojet tona kufitare nuk mund të vlerësonin se sa kohë duhet për t’u kaluar kufiri grek, por ata konfirmuan që aktualisht ekzistojnë pesë korsi makinash dhe një për autobusë dhe kamionë.

Exit mobile version