Site icon PORTALB

Ritvan Zykaj u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 8 persona të se njëjtës familje

Ritvan Zykajn, Ridvan

Ritvan Zykaj

“Burgim të përjetshëm”, është vendimi që Gjykata e Vlorës ka dhënë për Ritvan Zykajn, të riun nga Selenica ekzekutoi me armë 8 persona të se njëjtës familje, më 8 janar të 2018.

Hetimet kishin zbuluar se Ritvan Zykaj e kishte paralajmëruar krimin e rëndë në fshatin Resulaj të Vlorës. Nga dëshmitë e dhëna në prokurori, rezultonte se 25-vjeçari shpesh ju kishte thënë të afërmve “do ju bëj hatanë, ndaj mos më bini në qafë”, por askush nuk e kishte marrë seriozisht, transmeton Top Channel.

Rreth tetë vite më parë, ai ka qenë i dyshuar për grabitje me armë, por historia në fshat ishte mbyllur mes të afërmish. Ritvan Zykaj vrau tetë persona, kushërinj të tij, pasditen e të premtes në fshatin Resulaj, të Selenicës në Vlorë. 24-vjeçari u arrestua të nesërmen, pranë fshatit ku kreu krimin e rëndë.

Exit mobile version