Nëntë persona janë arrestuar në aksionin policor në Gostivar, pasi që është gjetur te të njëjtit lëndë narkotike heroinë, njofton Portalb.mk.
“Dje rreth orës 16:00 në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar nga liria janë privuar J.T. (50) nga Raven, R.A. (37) nga Senokos, V.A. (45) nga Negotina e Pollogut, S.B. (57) nga Dobridolli, J.A. (38) nga Bellovishte, M.H. (53) nga Dobreshi dhe gostivarasit J.I. (48) dhe I.A. (52) dhe K.S. (49), për shkak se gjatë kontrolli tek ata është gjetur lëndë narkotike heroinë. Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të dorëzohet paraqitje përkatëse.