Site icon PORTALB

Osmani: Populli, partia dhe vendi kanë nevojë edhe për shumë vjet për Ali Ahmetin

Bujar Osmani

Bujar Osmani

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore që është duke u mbajtur sot, në Reçicë të Vogël do të diskutohet për përcaktimin strategjik të partisë dhe organizimin e brendshëm partiak, deklaroi zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën që vijon do të priten mbledhje të tilla”, tha Osmani.

Mbledhja ka dy pika të rendit:

I pyetur se në kongres a pritet të ndërrohet edhe lideri Ali Ahmeti, Osmani vlerësoi se i njëjti duhet të qëndrojë lider edhe për shumë vjet.

“Kongresi i partisë është i hapur për të gjithë anëtarët e BDI-së dhe secili anëtarë ka të drejtë të konkurrojë për cilëndo pozitë. Personalisht mendoj se populli, partia dhe vendi ka nevojë edhe për shumë vjet për Ali Ahmeti”, tha Osmani.

Paraprakisht, mbledhjen e Kryesisë e ka komentuar edhe pjesëtari i BDI-së, Arbër Ademi.

“Bashkimi Demokratik për Integrim ka aktivitete të zakonshme dhe sigurisht se, do të shqyrtohen të gjitha çështjet e hapura politike, ose çështjet eventuale që mund të përcaktojnë veprimin tonë politik në të ardhmen. Nuk jam anëtar i Kryesisë, por me siguri mund të hapet çfarëdo qoftë teme që Kryesia vlerëson se duhet të diskutohet”, tha Ademi. 

I pyetur se a do të diskutohet për rastin “Reket”, Ademi tha se, ajo është çështje e organeve të drejtësisë dhe se, nuk pret që ajo ta ndikojë hapin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut.

Exit mobile version