Site icon PORTALB

MPB-ja: Është zbardhur në tërësi rasti i therjes në Gostivar

policia- mpb

MPB- Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se është zbardhur rasti i përleshjes me thikë në Gostivar, ku pati një viktimë dhe dy të lënduar, transmeton Portalb.mk.

Nga MPB-ja kanë njoftuar se është ngritur padi penale për një mashkull të moshës 46-vjeçare, me iniciale Gj.D. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “vrasje” dhe “vrasje me tentativë”, që parashihet në nenin 123 dhe nenin 123 të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.

Nga MPB-ja shtojnë se, më 1 shtator 2019, në ora 03:00, në një ndërtesë në rrugën “Ilindenska” (e Ilindenit), me thikë është therur për vdekje S.T. (78) dhe është munduar t’i therë për vdekje edhe S.R. (54) dhe B.R. (60), për shkak të një borxhi të hollash nga B.R. drejt Gj.D.

Gj.D. është privuar nga liria më 1 shtator 2019, në ora 05:40 pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve nga policët e Stacionit Policor në Gostivar.

Exit mobile version