Site icon PORTALB

Kuvendi votoi ministrat e rinj të qeverisë së RVM-së

Deputetët e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut. Foto: Portalb.mk

Deputetët e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut. Foto: Portalb.mk

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi zgjedhjen e dy ministrave të rinj, Nina Angellovskes për ministre të Financave dhe Hisen Xhemailin për ministër i angazhuar për rregullativën për përmirësimin e klimës investuese për kompanitë vendase.

Për Angellovskën votuan 64 deputetë pro dhe 18 kundër, ndërsa për Xhemailin votuan 61 deputetë pro dhe 21 kundër.

Kuvendi po ashtu pranoi propozimin  për zgjedhjen e zëvendësministrave: Kiril Kolemishevski, Elizabeta Naumovska dhe Nexhad Mehmedoviq.

Exit mobile version