Site icon PORTALB

Ligji për Prokurori, LSDM-ja e sqaroi Planin B

Kryesia Qendrore e LSDM-së

Kryesia Qendrore e LSDM-së

Në rast se dështon plani A – hyrja në fuqi e Ligjit për Prokurori Publike deri më 15 shtator 2019, partia në pushtet, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka Plan B – Marrëveshje e Përzhinos 3, transmeton Portalb.mk.

Sipas burimeve nga LSDM-ja, Plani B i përmendur nga ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska nuk nënkupton ndonjë plan konkret, por dërgon alarmin se nuk është definuar e ardhmja e Prokurorisë Speciale Publike dhe partitë politike duhet të ulen sërish për të gjetur zgjidhje për të, sepse siç thonë nga atje, ajo duhet të jetë pjesë e sistemit prokurorial.

“Plani B, të cilin e ka përmendur Renata nuk ka pasur ndonjë qëllim për të provokuar opozitën. Zaevi ka dhënë deklaratë dhe ka sqaruar se plan B nuk ka. Neve nuk na duhet të vijë 15 shtatori dhe të mos kemi zgjidhje. Ligji u garanton paga personave që punojnë në atë prokurori, lëndët duhet të vazhdojnë të procesuohen, në të kundërtën ne do të detyrohemi në Marrëveshje të Përzhinos, për t’u ulur këtu ose te Klubi i Deputetëve për të gjetur zgjidhje, sepse, do të duhet të gjendet zgjidhje. Për këtë shkak, zgjidhja më e mirë është që Ligji të miratohet me konsensus në Kuvend dhe ne besojmë se do të ketë konsensus. Ja deri më 15 shtator nuk miratohet Ligji për Prokurori Publike, me këtë nuk definohet ardhmëria e Prokurorisë Speciale Publik. Do të duhet të ulen të gjithë liderët partiak për të gjetur zgjidhje, sepse duhet të jepen përgjigje në pyetjet të cilat publiku do t’i parashtrojë më 16 shtator”, thonë nga LSDM, transmeton Portalb.mk.

Nga ana tjetër, nga atje kanë vlerësuar se, seanca e Komisionit për Çështje Evropiane që u mbajt dje në Kuvend dhe pranimi i 10 amendamenteve, kanë dërguar porosinë që “është bërë përparim në negociatat për PSP-në“.

“Grupet e punës do të vazhdojnë me punë dhe pritshmëritë janë që javën e ardhshme do të përfundojmë me këtë pjesë. Më 10 shtator është caktuar seancë ku do të miratohet Ligji. Kemi dërguar shpresë se mund të arrihet konsensus”, thanë nga LSDM-ja.

Se do të vazhdojnë me konsultime grupet e punës ka deklaruar dje edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski. Sipas burimeve të LSDM-së, amendamentet që u propozuan dje nga VMRO-ja janë kërkesa të tyre, por në Komision do të kalojnë vetëm ata për të cilat janë marrë vesh paraprakisht grupet e punës shumicë-opozitë.

Opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët ka kritikuar mënyrën e zhvillimit të seancës së Komisionit, dhe siç deklaroi deputeti Syrija Rashidi, ajo “dëshmoi se ka pakt mes tri partive: LSDM, BDI dhe VMRO për ta zhbërë PSP-në”.

Përndryshe, dje në seancën e Komisionit për Ligjin për Prokurori Publike me të cilin parashihet integrim i PSP-së në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit dhe riemërim të saj në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë, janë propozuar 51 amendamente, prej të cilave 3 janë tërhequr. Për 15 minuta janë pranuar 10 amendamente, të cilat kanë të bëjnë me çështje teknike. 16 amendamente janë dorëzuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve, i cili poashtu është në lexim në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane. VMRO-DPMNE-ja ka dorëzuar rreth 20 amendamente, LSDM-ja 16, BDI-ja 10, ndërkaq Aleanca për Shqiptarët 3.

Që nga propozimi i Ligjit nga kryeministri Zoran Zaev, opozita maqedonase ka kundërshtuar që në krye të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit të Lartë (tash PSP), të jetë e propozuara me Ligj, Villma Ruskovska.

Propozim-ligji parasheh:

Exit mobile version