Site icon PORTALB

Komuna e Gostivarit filloi prishjen e objekteve pa leje

Komuna e Gostivarit

Komuna e Gostivarit

Nazmi Jusufi, sekretari i Komunës së Gostivarit ka njoftuar se ka filluar aksioni për rrëzimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

Ai sqaroi se investuesi ishte mashtruar nga persona të tjerë se mund të ndërtojë pa e siguruar lejen e nevojshme ndërtimore dhe dokumente të tjera. legalizimi i mundshëm do të bëhej me miratimin e ndryshimeve të PHU-së.

“Investuesi dhe kryesi i punëve disa herë është njoftuar për shkelje të ligjeve. Ka procesverbal për ndërprerje të punëve nga inspektori i autorizuar ndërtimor, për mbylljen e fushës së ndërtimit. Por, për shkaqe të panjohura, ai vazhdon me ndërtimin. Për këtë pjesë të qytetit ku ndodhet objekti, nuk janë sjellë ndryshime. Nëse edhe në këtë fazë  nuk i ndërpret aktivitetet, ne do t’i parashtrojmë edhe paraqitje penale”, deklaroi Jusufi.

Investuesi, përmes telefonit deklaroi se bëhet fjalë për zbatim selektiv të ligjeve dhe se prapa tërë kësaj pune ka elemente të korrupsionit.

Autoritetet komunale tri herë gjatë këtij viti ndërmorën masa për rrënimin e objekteve që janë ndërtuar pa leje.

Exit mobile version