Thuaji ‘stop’ rënies së flokëve në vjeshtë, me recetë natyrale
Rrënia e flokëve, sidomos në sezonin e vjeshtës, është makth për çdo vajzë. Si ta luftosh? Zgjidhja është një recetë natyrale me birrë të zezë që do të të ndihmojë shumë.
Përbërësit:
1 banane
1/2 filxhan birrë e zezë
Përgatitja do të të marrë vetëm pak minuta:
Në një enë të pastër vendos të gjithë përbërësit. Me ndihmën e blenderit, përzieji mirë derisa të krijohet një masë homogjene.
Aplikimi
Aplikoje këtë masë në flokët e tu, kryesisht në rrenjë, dhe mbuloi flokët me një peshqir. Pasi ta kesh lënë përreth dy orë, shpëlaji flokët dhe më pas laji si zakonisht. Këtë procedurë mund ta përsëritësh një herë në javë, të paktën për një muaj.