Site icon PORTALB

Kukan: Maqedonia e Veriut në vjeshtë mund të marrë datën për fillimin e negociatave

Kukan - Flekenshtajn

Kukan - Flekenshtajn

Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) mund të marrë në vjeshtë datë për negociata për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, derisa kjo është më pak e mundshme për Shqipërinë, deklaroi ish-deputeti Eduard Kukan.

Në intervistën për Asociacionin sllovak për politika të jashtme, Kukan deklaroi se RMV tash e disa vjet i plotëson kriteret për anëtarësim në BE, por BE e ka anuluar hapjen e negociatave, që për atë nënkupton “absolutisht e turpshme dhe demotivuese”.

“RMV-së mund t’i jepet datë konkrete në Samitin evropian në vjeshtë, që unë e vlerësoj reale”, deklaroi Kukan, duke shtuar se Makron, që kishte qëndrim kategorik në këtë çështje, si duket ka filluar të bjerë.

Kukan sqaron se rasti me Shqipërinë është më ndryshe.

“Ata duhet të realizojnë reforma të mëdha gjyqësore, opozita e bojkoton Parlamentin, dhe mbi të gjitha, shqiptarët nuk mund të gjejnë kompromis”, deklaroi Kukan.

Exit mobile version