Site icon PORTALB

Antikorrupsioni do të hetojë plazhet e Ohrit dhe Strugës

Struge - plazhi

Struge - plazhi

Antikorrupsioni do të kontrollojë nëse plazhet e Strugës dhe Ohrit punojnë ilegalisht. Kërkojnë nga pushtetit lokal të tregojnë çfarë po ndodhë me plazhet dhe nëse ata që për momentin përfitojnë kanë kontrata koncesioni. Të dy komunat, sipas informacioneve të Alsat kanë afat prej 15 ditëve ta dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm. Shkresë zyrtare për këtë u është dërguar dje nga Anti-korrupsioni, shkruan Alsat-M.

“Do të shihet nëse menaxhimi është ilegal dhe nëse inspektorët kanë vepruar deri më tani”- thonë nga Komisioni kundër korrupsionit.

Ndryshe, për pjesën më të madhe të plazheve në bregun e Ohrit dhe Strugës, kontratat e koncesionit kanë skaduar që moti.

Exit mobile version