Një person ka humbur jetën në aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes në bulevardin “Aleksandar Makedonski”, te qarkorja “Diamant” në Shkup, njofton Portalb.mk.
“Më 28.08.2019. në orën 03:48 është paraqitur se në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në afërsi të qarkores “Dijamant” automjeti “Alfa 147” me targa të Shkupit, e drejtuar nga F.B. (22) nga Shkupi ka dalë nga rruga dhe e ka goditur një dru. Në aksident, bashkudhëtari D.P. (38) nga Shkupi, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Vozitësi F.B. ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer ekspertizë nga SPB Shkup”, thonë nga MPB.