Një person ka humbur jetën në një aksident në afërsi të Makedonski Brod, pasi që automjeti me të cilin ka drejtuar ka dalë prej rrugës, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.
“Më 27.08.2019 në orën 18:10 është paraqitur se në rrugën rajonale Makedonski Brod – f.Samokov, përpara hyrjes së f.Kovçe V.Z. (46) nga nga f.Rashtesh-Makedonski Brod, duke udhëtuar me automjetin “Golf” me targa të Ohrit, e ka humbur kontrollin dhe ka dalë prej rrugës. Pas aksidentit, vozitësi është dërguar spitalin e Makedonski Brodit, ndërkaq më pas edhe në Spitalin e Përgjithshëm në Prilep, por gjatë transportimit ka ndërruar jetë. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Policisë, ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit është dërguar për në autopsi”, thonë nga MPB.